"Informatika" - Shkolla e parë për kompjuterë në Kosovë

Shkolla për kompjuterë “Informatika", ka filluar veprimtarinë e saj fillimisht ne Podujevë. Me ndihmën e stafit të shkollës, nisur nga kërkesat e kohës, në drejtim të ngritjes së standardit, shkolla "Informatika" u themelua me datë 6 qershor 2000, në programet: Windows, Word, Excel, Access dhe Power Point.

Fokusi ynë mbetet ofrimi i trajnimeve në programet më të kërkuara, përgatitja e literaturës për të gjitha programet, përgatitja e programeve për kompani të ndryshme sipas kërkesave të tyre, si dhe shitjet e pajisjeve kompjuterike me theks te veçantë produktet e DELL-it.

"Informatika" gjithnjë ka pasur për synim strategjik thellimin në metodat profesionale të mësimdhënies, duke u mbështetur në cilësitë e një stafi vendas, me tituj dhe grada sa më të larta.

Në gjithë veprimtarinë e shkollës Informatika, kemi pasur për mision të përgatisim profesionalisht studentët nëpërmjet mësimdhënies, me cilësi të lartë, me praktikë profesionale, si dhe të zhvillojmë arsimim profesional.

Studentët në shkollën tonë do të ndjehen gjithmonë në një ambient mikpritës dhe bashkëpunues.

Ne ju ofrojmë studentëve tanë hapësira pune komode, mjete pune bashkëkohore, si dhe programet e studimit të hartuara sipas eksperiencës më të mirë, në mënyrë që studentët të përftojnë njohuri dhe aftësi profesionale të një niveli sa me të lartë.

Stafi i Shkollës Informatika është përzgjedhur për të ofruar jo vetëm eksperiencën e tij, por dhe etikën më të mirë profesionale. Kjo është shkolla e vetme në Kosovë që për kurset-programet që organizojmë kemi botuar librat përkatës.

Qe prej themelimit te shkollës sonë kanë arritur të diplomojnë rreth 1 500 student. Informatika vazhdon të organizon aktiviteteve të ndryshme trajnuese me profesionistë të ndryshëm.

Regjistrimet vazhdojnë! Mos e humb mundësinë për t’u bërë protagonist i së ardhmes tënde! Na kontaktoni tani!

01 Informatika Logo Horizontal Transparent 2017

Adresa: Dardani, Prishtinë

Telefon: 044/213-937

Web: www.shkollainformatika.com

E-mail: shkollainformatika@gmail.com

Facebook Fan Page: www.facebook.com/shkollainformatika

Apliko Online
Plotësoni këtë formular për tu informuar më shumë për atë që ofrojmë dhe për të marrë çmimet.